Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, deklaroi se pa Listën Serbe është e pamundur themelimi i Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që disa parti shqiptare planifikojnë themelimin e saj pa marrë në konsideratë rolin tonë.
“Jemi dëshmitarë që këto ditë partitë politike shqiptare shpallin veten fitues të zgjedhjeve dhe krijojnë plane për veprime të mëtejshme politike duke mos i marrë parasysh faktin se Lista Serbe ka 10 deputetë në përbërje të Legjislacionit të ri”, deklaroi Goran Rakiq, për mediat serbe.
Tuitje ai shtoi se Qeveria në Prishtinë nënkupton respektimin e interesave të pakicës serbe në Kosovë, transmeton RTK.
“Lista Serbe nuk do të lejojë që të themelohet Qeveria e Kosovës e që do të punojë kundër interesave të serbëve të Kosovës”, theksoi Goran
LDK-ja hap fushatën të shtunën, Abdixhiku fton qytetarët për...
Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘har...
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...
Tre zjarre të shpejta në Los Anxhelos detyrojnë mijëra evaku...
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë