Rakiq: Lista Serbe nuk do të pengojë formimin e institucioneve të Kosovës

21:40 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se partia e tij është gjithmonë për dialog dhe se ajo kurrë dhe nuk ishte as nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të Kosovës.

Ai tha për mediat serbe se vetëm përmes bisedimeve mund të kontribuohet për paqen dhe përparimin e shoqërisë dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Rakiq theksoi se “Lista Serbe kërkon respektin maksimal, të ndalohet diskriminimi ndaj serbëve dhe përfaqësuesit e zgjedhur legjitimë të trajtohen si partnerë të barabartë”.

Kreu i Listës Serbe i bëri këto komente lidhur me deklaratën e liderit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, se ai do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe do të diskutojë me ta për përmbushjen e detyrimit kushtetues – dhënien e ministrisë një anëtari të komunitetit serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme