Kryetari i Listës Serbe, njëherë dhe kandidat për Kryetar në Mitrovicën Veriore, Goran Rakiq, në mënyrë të organizuar se bashku me qytetarët kanë shkuar në shkollën Teknike në Veri të Mitrovicës dhe ka votuar.
Më këtë rast pas votimit, Rakiq para mediave ju ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë, duke thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për jetesën e tyre, shkruan arbresh.info.
” Kemi kryer obligimin tonë qytetar, siç mundeni më pa qytetaret e Mitrovicës e kanë kuptuar seriozisht rendësin jo vetëm të këtyre zgjedhjeve lokale, veç bukfalisht të referendumit i cili për ne që jetojmë këtu do të thotë mbijetesë dhe ekzistencë në këto hapësira. Kisha shfrytëzuar rastin të ftoj të gjithë qytetaret që në mënyrë masovike të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Ftoj të gjithë qytetaret të katër komunat të dalin në këto zgjedhje se bashku më familjet e tyre që ta shfrytëzojnë këtë ditë dhe të dëshmojnë se sa për ne do të thotë bashkimi uniteti dhe sa domethënës është për ne të jetojmë në këto hapësira”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse do ti pranoj zgjedhjet nëse fiton Çaushi ose Atich, Rakic është përgjigjur.
” Nuk është e jona që a do ti pranojmë zgjedhjet sot qytetaret do të vendosin dhe ne do të pranojmë ata çka zgjedhin qytetarët”, ka shtuar ai. /Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...