Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se inkuadrimi i tyre në qeverinë Haradinaj është bërë me qëllim që tu sigurojnë serbëve një jetë më të mirë.
“Për fat të keq serbët nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politik të shqiptarëve, por ajo që na bën të lumtur është se as shqiptarët nuk arritën të zgjedhin përfaqësuesit politik të serbëve”, tha Rakiq për TV Pink.
Kryetari i Listes Serbe tha se do të luftojnë për një jetë më të mirë të serbëve, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe kthimin e të zhvendosurve, transmeton lajmi.net
Duke folur për kritikat e opozitës serbe për hyrjen në qeverinë HAradinaj, ai ka thënë se kritikuesit as nuk e dinë ku janë vendet në të cilat jetojnë shumica serbe.
“Ata mund të kenë dëgjuar për Gazivodën por nuk e dinë ku është, ose për Ranillugun, Gorazhdecin e Shtërpcën. Nëse ju thoni t’i gjejnë në hartë ata nuk do të munden”, shtoi Goran Rakiq.
Lista Serbe në qeverinë Haradinaj ka arritur të merr tri ministri, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë e cila do të udhëhiqet nga Nenad Rikalo
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes