Google ADS

Rakiq: Janë shpeshtuar sulmet ndaj Listës Serbe

10:45 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se sulmet ndaj Listës Serbe janë duke u bërë të përditshme.

Ai ka theksuar se disa nga ambasadat e huaja dhe tifozët e tyre, janë duke e sulmuar hapur Listën Serbe, megjithatë nuk ka dhënë detaje se për kë bëhet fjalë, shkruan Tanjug,  transmeton portali arbresh.info

Sipas tij, arsyeja e vetme pse ndodh kjo është “qëllimi për të dobësuar Listën Serbe dhe për të minuar popullin serb dhe praninë e Beogradit në Kosovë”.

Në zgjedhjet lokale, Rakiq kandidon për kryetar të Mitrovicës së Veriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme