Rakiq i bindur në fitore: Sot kemi dëshmuar edhe mbështetjen që e kemi nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

08:48 | 29 Nëntor 2020
L G

Pasi kreu obligimin e tij prej qytetari duke votuar, ish-kreu i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Rakiq, po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që gjatë votimit, të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë, raporton arbresh.info.

“Ftoj të gjithë qytetaret ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe ta votojnë kandidatin e tyre të preferuar, natyrisht duke respektuar masat”, u shpreh Rakiq.

Ai, u shpreh i bindur për një fitore të kandidatit të partisë prej nga vjen, Milan Radojeviq.

“Pres fitoren bindës të kandidatit të Listës Serbe . Sot kemi dëshmuar edhe mbështetjen që e kemi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, të cilën do ta dëshmojmë edhe gjatë ditës”, është shprehur Rakiq./arbresh.info/

Të ngjashme