Delegacioni i Listës Serbe i udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, morën pjesë në pritjen e Krishtlindjes, të organizuar nga Anëtari i Presidencës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, në Sarajevën Lindore.
Sipas Listës Serbe, Rakiq falënderoi Dodikun dhe Presidentin e Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq, për mbështetjen e fortë që i dha popullit serb në Kosovë dhe i ftoi ata të vizitojnë serbët në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Dodik dhe Presidenti Cvijanoviq falënderuan delegacionin e Listës Serbe për ardhjen, duke uruar që populli serb në Kosovë dhe Metohijë të vazhdojë të ndërtojë unitet, pasi kjo është gjëja më e fortë për mbijetesën e popullit serb”, thuhet në deklaratë, shkruan Kosovo Online.
Dodik në këtë mbrëmje ka krikutuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se “është absolutisht e papranueshme të tolerojnë Prishtinën për dështimin e krijimit të Asociacionit me Komuna Serbe dhe lejimin e taksës që kërcënon interesin jetik të popullit serb”.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin