Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është takuar sot në Mitrovicë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Pas takimit, Rakiq ka thënë se revitalizimi i urës është vetëm hapi i parë i implementimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërsa hapi i dytë i cili është i lidhur ngushtë me hapin e parë është demarkacioni i kufirit të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.
“Njëra nga temat e bisedës së sotme ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hartimi i statutit. Nëse dëshirojmë që marrëveshjet e arritura të implementohen dhe të jenë të qëndrueshme në terren, atëherë askush nuk duhet ta ndryshojë formatin e bisedimeve aktuale”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, bisedimet duhet të vazhdojnë në relacionin Beograd-Prishtinë dhe Qeveria e Serbisë e ka mbështetjen dhe mandatin e plotë që t’i përfaqësojë serbët nga Kosova.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...