Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se derisa ai të jetë në krye të kësaj organizate politike, asnjëherë nga Lista Serbe nuk do të mbështetet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Rakiq, duke komentuar deklaratat e ministrit serb të Kosovës, Dalibor Jevtiq, i cili pas takimit me delegacionin e NATO-s në Kosovë tha se “Lista Serbe nuk e mbyllë derën për të folur për çfarëdo teme”, tha se mbase Jevtiq ka folur në emrin e tij personal.
“Qëndrimi i Listës Serbe, ndërsa unë jam në krye të saj nuk do të ndryshohet, por kjo është më së e qartë. Lista serbe nuk do të mbështesë formimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur ka folur Jevtiq, por mund të them vetëm se nuk është qëndrimi i Listës Serbe. Është e mundur që ministri Jevtiq ka folur si ministër në emrin e tij personal”, tha Rakiq
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...