Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë fuqi të jashtëzakonshme brenda Repulibikës së Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore dhe President i Srpska-s, Goran Rakiq.
Këto mesazhe janë përcjellur në vendet evropiane nga përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë dhe Berlin.
“Kemi përcjellë që bashkësia e komunave serbe do të formohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, është shprehur ai, duke shtuar se e njëjta duhet të formohet sa më parë që të jetë e mundur.
Sipas Rakiqit, ZCO nuk është një kërcënim për ndonjë komunitet tjetër, transmeton Indeksonline
“Evropianëve ju kemi treguar se Asociacioni nuk do të jetë Republika Serbe por do të jetë më e fortë se Republika Srpska në kuptimin ekonomik, do të sjellim investitorë, do të hapim vende të reja pune dhe do të forcojmë të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe”, është shprehur shefi i Listës. /Indeksonline/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon