Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.
“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.
Rakiç aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë.
Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës.Ai tha se do ta pyesin Vuçiçn “është i sinqertë me ne, dhe a do të na ndihmojë”.
Ndërsa tha edhe se “Kjo për neve është çështje jetë a vdekje”. /Tanjug
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...