Aeroplani është mënyra më e shpejtë e transportit dhe thuajse më e sigurta.
Mirëpo, udhëtimi me avion shoqërohet me respektimin e një numri të madh rregullash që udhëtarët duhet t’u përmbahen.
Por, shpeshherë ndodh që udhëtarët, të cilët përdorin për herë të parë avionin të marrin artikuj të ndaluara.
Para se të fillojnë fluturimin, udhëtarët kanë një sërë rregullash dhe kontrolle që duhet t’i përfundojnë.
Duke filluar nga kontrollimi i biletave, e deri tek kontrollimi dhe verifikimi i valixheve.
Për listën e artikujve të ndaluar, jo shumë udhëtarë janë të informuar drejtë dhe shpeshherë ndodh që ato artikuj t’u ndalohen në aeroport.
Për rregullat dhe artikujt që lejohen të importohen e eksportohen nga udhëtarët, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe funksionimin e tij, për Arbresh.info tregon zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Pse është e ndaluar bartja e rakisë së shtëpisë nga udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës?
Sipas saj, artikulli i ndalur që më së shumti e marrin mërgimtarët nga Kosova, për në vendet evropiane ku ata jetojnë, është rakia e shtëpisë.
Ajo tregon edhe arsyen e ndalimit të bartjes së këtij artikulli në aeroplan
“Kryesisht kemi të bëjmë me artikujt e ndaluara, sidomos me rakinë e shtëpisë. Kjo është e ndaluar edhe në valixhen e dorëzuar poshtë jo vetëm në valixhen e dorës. Kjo bëhet për shkak se nuk përmbajnë paketimin e duhur e as informacionin e duhur se çka ka në atë shishe sepse zakonisht vendosim në shishe që nuk janë të paketuara fabrikisht, por janë në shishe të Coca-Cola, të xhamit dhe nuk e kanë përmbajtjen se çka ka brenda”, tha Gara,
Ajo tregon edhe artikujt tjerë që janë të ndaluar të barten në aeroplan gjatë udhëtimit.
“Artikujt tjetër të cilat nuk lejohen që të barten me vete janë brisqet, mjete piroteknike. Të gjitha këto informacione ndodhin në sportel prandaj lusim udhëtarët që të jenë të vëmendshëm që në valixhet e tyre që të lexojnë artikujt e ndaluara. Ne nuk presim që udhëtarët të dinë çdo detaj apo rregull të aeroportit. Kemi bërë edhe kampanja për mos marrjen e këtyre artikujve”, tha ajo.
Ndalimi i këtyre produkteve, ajo thekson se shkakton pakënaqësi tek udhëtarët.
“Shkaktojnë pakënaqësi tek udhëtarët për shkak se shumë prej tyre janë dhe dhurata nga familjarët e tyre e cila është e ndaluar që të bartet në valixhe”, tregon Gara.
Por, çfarë ndodh me produktet që konfiskohen në aeroport?
Të gjitha artikujt e ndaluara në aeroport, sipas saj, udhëtarët kanë afat dyjavor për të dërguar dikë të afërm që t’i marrin, por mund t’i marr edhe vetë personi.
“Në aeroportet tjera në hyrje apo në qasjen e kontrollit para policisë të gjitha artikujt të cilat nuk lejojnë hidhen. Ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës iu kërkohet udhëtarëve që brenda dy javëve të dërgojnë atë të cilët ne nuk ua kemi lejuar që të marrin me vete. Ne presim dy javë që ta dërgojnë dikë në emër të tyre ta autorizojnë dikë, apo të vijnë ta marrin vetë. Mirëpo assesi nuk i mbajnë më tepër këto artikuj se dy javë”, shtoi Gara.
Mirëpo, nëse pala nuk lajmërohet brenda periudhës dyjavore, ajo thotë se mallrat e konfiskuara asgjësohen në deponitë e aeroportit./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...