Google ADS

Raketat ruse për Serbinë e shqetësojnë Kosovën dhe SHBA’në

20:44 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Për sistemet raketore ruse, Serbia mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, pavarësisht këtyre paralajmërimeve në Kosovë janë të shqetësuar me armatosjen e fqinjit verior.

E quajnë “Bisha S400”, ky është sistemi i sofistikuar raketor që Rusia zbarkoi këtyre ditëve në Serbi. Armatimi i rëndë u soll për ushtrimin “mbrojtja sllave”, që u mbajt në fund të tetorit për derisa menjëherë nikoqirët ushtarakë e politikë thanë se janë të interesuar që të blejnë për ushtrinë e tyre.

Ky dhe koketimet e tjera të forta ushtarake të Beogradit me Moskën kanë ngritur alarmin në Ushaington.

I dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matheë Palmer, gjatë qëndrimit në Shkup e kërcënoi Serbinë me sanksione speciale në rast se shteti që nuk do anëtarësim në NATO blen pajisje ushtarake nga Rusia.

Për amerikanët mbetet shqetësuese edhe veç prezenca militarizuese ruse në Serbi qoftë për një ushtrim.

Palmer ka shumë gjasë që këtë qëndrim ta ketë përmendur edhe të hënën kur qëndroi në Beograd, por nuk e përmendi në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit kishte vlerësuar se sanksionet do të ishin padrejtësi e madhe.

E armatosja e fqinjit verior e ka shqetësuar shumë Kosovën. Kështu po thotë zëvendësministri i Mbrojtjes në largim, Burim Ramadani.

“Janë mesazhe kërcënuese për krejt rajonin jo vetëm për Kosovën dhe si të tilla janë mesazhe të logjikave të kaluara. Mos të harrojmë atë që institucionet qofshin ushtarake, policore, politike institucionet e Serbisë kanë trashëgiminë e gjenocidit, dhunës dhe tentim shfarosjes së popujve të tjerë në Ballkan”, ka thënë Ramadani për Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme