Për rrezikun e shpërthimit të një vale të dytë ka folur mikrobiologu Lul Raka. Ai mendon përhapja e Covid-19 varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit.
Tha se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve.
“Kemi tre faktorë të cilët na bëjnë që të përgatitemi më mirë edhe intensiteti i valës së re që pritet, në shumë shtete të Europës veç është në kulmin e saj. Kjo varet prej shumë faktorëve por ne mund të ndikojmë në më kryesorin, sjelljen tonë. Si sillemi në këtë kohë, prandaj kjo edhe më tepër e fuqizon zbatimin e masave parandaluese në njërën anë nga populli i Kosovës e në anën tjetër fuqizimin e mbikëqyrjes nga inspektorati dhe nga policia”, tha Raka për televizionin publik të Kosovës.
Thotë se për parandalimin e përhapjes së Covid-19 jemi përgjegjës të gjithë.
“Rritja e qarkullimit të njerëzve normal që e bart në vete rrezikun e përhapjes prandaj kjo e shton domosdonë e zbatimit të masave parandaluese për të gjithë, pa marrë parasysh a kanë ardhë prej mërgimtarët apo jemi ne në Kosovë vetë masat parandaluese duhet të zbatohen”, shtoi ai.
Por a mund të ketë sërish një mbyllje totale të shtetit?
“Jam kundër mbylljes së tillë (klasike). Nuk është mbyllja totale zgjidhje. Por nëse ka rritje të madhe të numrave, rasteve dhe mbingarkesë të kapaciteteve atëherë normal që do të ketë disa kufizime por jo mbyllje totale. Mbyllja totale nuk besoj që është opsion por masat tjera kufizuese nëse kemi rritje masive atëherë mund të ketë”, tha Raka, transmeton gazeta Express.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...