Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport si dhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës në kushte pandemie.
Raka ka thënë se hapja e shkollave ka qenë ndër pikat prioritare gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë, duke e vendosur në kategorinë e shërbimeve esenciale, barabartë me shëndetësinë, policinë dhe furnizimin me ushqim.
Protokollet për rifillim të mësimit janë hartuar, ndërkaq siç tha Raka çdo skenar i mundshëm është në tavolinë, ka thënë Raka në emisionin “Përballje”.
“Ajo që e dimë për rihapjen e shkollave ka më tepër se 10 argumente, për hapje të shkollave. Të gjithë e kanë pjesën e vet të përgjegjësisë. Pjesën operative e ka komuna. Vendimin normal që e merr Qeveria, në bashkëpunim edhe në konsultim prej fillimit kanë qenë me komunat. Normal që parimi ka me qenë zbatimi i masave parandaluese. Nëse ka qenë 40 nxënës me një klasë, nuk mbahet mësim me 40 nxënës. Do të ketë numër të reduktuar, protokollet janë hartuar, ato janë të gatshme moti. Çdo skenar i mundshëm është në tavolinë, tash pjesën e zbatimit kanë me bo komunat edhe shkollat, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit, të gjithë bashkë”.
Raka tha se me gjithë masat e marra, rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por pavarësisht kësaj, për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi.
“Nëse ka me pas rast ku një shkollë nuk është përgatitë mirë, mos le t’ia nis hiq, por vetëm në atë shkollë të merren masat, jo me u mbyll krejt Kosova, jo krejt shkollat”, u shpreh Raka.
Infektologu Raka përmendi edhe dy elemente të disfavorshme, që është numri i madh i rasteve të infektimit dhe nëse nuk ka testime të mjaftueshme në komunitet.
“Numër kemi pas sidomos në fillim të gushtit edhe në fund të korrikut kemi pas numër të madh, sikur t’i kishim pas këta numra sot, nuk ish diskutu hapja e shkollave, sepse ka qenë mbi 10 numri i rasteve. Mirëpo me uljen e rasteve, rreziku ekziston, por nëse secili e kryen pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe në qoftë se edhe nxënësit edhe mësimdhënësit, por edhe ne si popull, sepse ata fëmijë prej shtëpive shkojnë në shkolla, sepse është parë që 80 për qind e infektimeve merren në shtëpi. E kjo e rrit përgjegjësinë edhe të të rinjve, e cila ka pas rritje të madhe në dy muajt e fundit në krejt botën, e të cilët duhet të vetëdijesohen edhe t’i mbrojnë të tjerët”, tha Raka.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës