Deputeti Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim i cili është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK’së pranon se as takimi me ambasadorin amerikan Delaëie, nuk e ka ndryshuar qëndrimin etij për Demarkacionin.
Në një postim në Facebook, ai tregon se çka konkretisht u diskutua aty dhe se cila sipas tij është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë.
Posimi i plotë i Raif Qelës:
Sapo e përfunduam një takim me ShT Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie.
Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt.
Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.
Duke e falënderuar Ambasadorin Delavie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar.
Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar./Arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...