Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit njofton të gjithë fermerët e komunës se ka filluar aplikimi për pagesa direkte-subvencione 2021, aplikimet do të bëhen për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
-Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
-Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
-Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
-Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
-Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit -kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
-Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
-Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
-Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
-Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
-Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
-Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
-Pagesa Direkte për bletë;
-Pagesa Direkte për pula vojse;
-Pagesa Direkte për thëllëza;
-Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;
-Pagesa Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë për gjashtëmujorin e parë 2021;
-Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit për gjashtëmujorin e parë 2021;
-Pagesa Direkte për sektorin e akuakulturës për gjashtëmujorin e parë 2021;
-Pagesa Direkte për viça për majmëri për gjashtëmujorin e parë 2021.
Për t’ju ofrohen kushte më të mira, kryetari Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka bërë zgjatjen e orarit të punë me qëllimin e vetëm që të gjithë fermerët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për aplikim edhe përkundër afatit të shkurtër prej vetëm 21 ditë kalendarike dhe që ka filluar që nga data 08.09.2021 dhe përfundon më datë 28.09.2021.
Zgjatja e orarit për pranim të aplikacioneve për fermerë është nga ora 08:00 deri në ora 18:00 e poashtu do të punohet edhe të shtuneve nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Nga dita e sotme: 10.09.2021, ora 10:00, fermerët mund të aplikojnë për subvencione edhe në dy zyrat ndihmëse në fshatrat Ratkoc dhe Krushë të Madhe.
Këtë vit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë ndryshime në procedurat për aplikim, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), siguron të gjithë aplikuesit se asnjë fermerë nuk do të mbetet pa aplikuar./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...