Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e faturave të Tatimit në Pronë për vitin 2018. Të gjithë tatimpaguesit mundësinë e kanë që faturat ti marrin-shkarkojnë edhe përmes faqes së internetit www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking.
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit, njofton se faturat e Tatimit në Pronë për vitin 2018, janë bërë gati dhe tatimpaguesit mund të
fillojnë ti kryejnë obligimet e tyre. Shpërndaja e faturave, do të bëhet përmes PTK-së. Tatimpaguesit të cilët nuk e pranojnë faturën, luten që të lajmërohen në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa-Sektori për Tatim në Pronë që gjenden në Administratën e Përgjithshme.
Për çdo paqartësi eventuale, Komuna u bënë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesë pran Qendrës për Shërbime me Qytetarë deri më 30 prill të këtij viti dhe çdo ankesë do të shqyrtohet në afat ligjor.
Të gjithë tatimpaguesit, përfshi edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës, pagesën e faturës mund të shkarkojnë edhe përmes faqes së internetit
www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking.
Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?
Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.
Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.
Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!
Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...