Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajt mbledhjen e nëntë të rregullt, në të cilën, pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit, me 26 vota për 2 kundër është aprovuar Buxhetin Komunal për vitin 2018.
Buxhetin e ka elaboruar Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i cili tha se ndarja për investime kapitale është rritur, dhe është bërë shpërndarja në gjithë territorin e Komunës.
Buxheti i Komunës së Rahovecit i cili u aprovua sot është 13,444,870.00 euro i shpërndarë në këto kategori: Grandi qeveritarë 11,609,369.00 euro, Të hyrat vetanake 1,650,027.00 euro, Huamarrjet 185.474.00 euro, Paga dhe mëditje 7,043,260.00 euro, Investime kapitale 4,396,403.00 euro, Mallra dhe shërbime 1,563,385.00 euro, Komunali 250,500.00 euro dhe Subvencione dhe transfere 191,322.00 euro./arbresh.info/
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...
Kurti me gruan bëjnë homazhe në vendin e sulmit në Mynih ku ...
Shembet miniera e arit në Mali, vdesin 40 njerëz