Google ADS

Rahovec, gjendet një person i pajetë në shtëpinë e tij

11:35 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.

Sipas policisë rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec, 09.07.2020-NN. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme