Karaçeva, një fshat i vogël në Komunën e Kamenicës, ishte destinacion i kazinove deri në vitin 2021, kur u parandalua zhvillimi i tyre nga Policia e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj në një intervistë për Arbresh.info pohon se nuk e përjashton mundësin që në të ardhmen të ndodh ndonjë problem në atë pjesë kufitare, mirëpo, garanton se në territorin administrativ të Kamenicës, nuk do të lejojë asgjë jashtëligjore.
Ai shton se tash për tash nuk ka asnjë kazino brenda këtij territori.
Kazinotë sipas tij, janë zhvendosur në territorin e Serbisë aktualisht dhe po veprojnë në atë pjesë.
“Sigurisht që Karaçeva është një vendbanim në komunën e Kamenicës në aspektin e shërbimeve të sigurisë dhe kompetencave të nivelit lokal është nën kompetencën tonë dhe e kemi nën mbikëqyrje. Nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen të ndodh ndonjë problem por ajo pjesë është nën mbikëqyrjen tonë dhe menaxhohet jashtëzakonisht mirë. Me të marr detyrën në përfundim të vitit 2021, ne jemi interesuar jashtëzakonisht shumë që ta pastrojmë pjesën e kazinove dhe këtë hap e kemi bërë bashkë me Policinë e Kosovës, ku i kemi rrënuar të gjitha kazinotë që kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës brenda territorit administrativ të komunës së Kamenicës. Kazinotë sipas tij, janë zhvendosur në territorin e Serbisë aktualisht dhe po veprojnë në atë pjesë. Ndërsa në territorin e Komunës së Kamenicës nuk do të lejojmë asgjë jashtëligjore”, shprehet Rahimaj./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Lexo edhe:
Kryetari i Kamenicës: Nuk mjaftojnë tre fjalë për ta përshkruar Albin Kurtin
Projektet, sfidat dhe planet për mandatin e dytë – Intervistë me kryetarin e Kamenicës
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...