Ragip Begaj kërkon që Malisheva të dalë nga karantina

11:00 | 3 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një intervistë  për arbresh.info, ka deklaruar se komuna e Malishevës duhet të dalë nga karantina.

Ragip Begaj ka dhënë se 17 persona janë drejtë shërimit dhe se 5 të tjera janë shëruar nga koronavirusi.

“ Ne kemi bërë kërkesë që të  komuna e Malishevës duhet të dalë nga karantina, edhe pse kjo nuk do të thotë se ne jemi të lirë të plotë po që është e nevojshme dalja nga karantina”,

Begaj për arbresh.info, bërë të ditur se ka biseduar me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, i cili  e ka njoftuar se kërkesën e kësaj komune për të dalë nga karantina e ka dërguar ne qeverinë e Kosovës, dhe pret të shqyrtohet.

“Unë kam biseduar me ministrinë e shëndetësie, Arben Vitia, e kam njoftuar për gjendjen në komunën tonë, dhe ai me ka bërë të ditur se kërkesën për të dal nga karantina e ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, dhe pret të i kthejnë përgjigje”.

I pari i kësaj komune, përmes arbresh.info ka bërë apel tek qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, për masat parandaluese të përhapjes së virusit korona (COVID-19).

Kujtojmë, se komuna e Malishevës, ka 50 ditë që është në karantinë pas numrit të madh të të prekurve me virusin COVID-19, ku pati edhe një person të vdekur./Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme