Ragip Begaj: Gjendja në Malishevë është alarmante, kërkojmë përkrahje nga Qeveria

10:54 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin është deklaruar për medie.

Begaj ka uruar për rritje të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe komunës, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar se situate në komunën që ai udhëheq është më alarmante .

“Besoj se bashkëpunimi ynë do të rritet dhe Qeveria do ta ketë një përkrahje më të madhe për komunën e Malishevës. Situata në komunë është më alarmante për shkak të numrit të të prekurve”, ka thënë ai.

“Do të punojmë ssë bashkë që ta kalojmë këtë pandemi”,ka përfunduar Begaj.

Ndryshe sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, Malisheva është komuna me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Deri tani ky numër ka shkuar në 66. /arbresh.info/

Koronavirusi në Kosovë, 66 raste në Malishevë e 25 në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme