Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se viti 2023 për bizneset në Kosovë ka qenë një vit sfidues, për faktin se bizneset ende nuk mundën të rikuperoheshin nga pandemia Covid-19 dhe nga lufta në Ukrainë, e cila ka ndikuar në mënyrë indirekte edhe në Kosovë.
Rafuna tha se bizneset kosovare treg primar, pos rajonin, e kanë edhe tregun e BE-së.
“Pos sfidave të tjera biznesi u përball edhe më fuqinë punëtore, dhe sfidë pas sfide një vit sfidues për Kosovën dhe biznesin në përgjithësi”, tha Rafuna në “InfoPlus”.
Po ashtu ai tha që të ketë rimëkëmbje të ekonomisë në vend, duhet të ketë ndryshim të politikave në nivel qendror.
“Duhet të ketë ndryshim madje shumë të madh të politikave në nivel qendror dhe duhet ta marrim më seriozisht ekonominë dhe me gjasë temat në dialog me Serbinë po marrin më shumë kohë se sa ekonomia e vendit. Madje nga kjo nuk po mund të përqendrohemi tek ekonomia”, tha kreu i OEK-ut.
Madje, siç shprehet ai, bizneset kosovare po hyn në vitin 2024 me një pasiguri të madhe, sepse tregjet e BE-së nuk janë të qëndrueshme apo të parashikueshme.
Sipas tij, inflacioni tashmë ka filluar të bie dhe kjo është fakt.
“Kjo është një lajm i mirë dhe lajmi i mirë për bizneset është edhe se normat e interesit nuk do të ngritën, për shkak të rënies së inflacionit”, tha Rafuna.
Po ashtu ai tha se për bizneset e Kosovës, tashmë ka sfida të reja siç është regullativa e BE-së, e cila kërkon që bizneset të hynë në ekonominë e gjelbër.
“Sfidë për bizneset e vendit është rregullativa e BE-së, e cila kërkon që bizneset të hynë në ekonominë e gjelbër dhe të hynë në digjitalizim. Një çështje tjetër që parashihet në vitet e ardhshme të jetë është çështja e taksës së karbonit për mall rat që prodhohen prej materies që liron dyoksid të karbonit”, tha ai.
Prandaj, siç thotë Rafuna, bizneset tona qysh tash duhet të fillojnë të punojnë në këtë drejtim sepse do ta humbin mundësinë dhe tregun në BE.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...