Kryetari i Odës së Ekonomisë së Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë në konferencën “Plani i zhvillimit: Ballkani Perëndimor takon BE-në”, që do të mbahet të hënën, më 22 janar, në Shkup, Maqedonia Veriore.
Në këtë konferencë marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6, Bankën Evropiane të Investimeve, Banka për Rindërtim, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përqendruar diskutimet e tyre në dy nga katër shtyllat e Planit të Rritjes: të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian, përcjell Arbresh.info.
Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga partnerët kryesorë të BE-së më projektet për të përgatitur rajonin për integrim në BE.
Kryetari Rafuna, një ditë para konferencës, u shpreh se do të angazhohet që të ndërtohen sa më shumë ura bashkëpunimi mes bizneseve të rajonit dhe BE-së.
“BE është e ardhmja e rajonit dhe bizneset janë ato që të parat po e trasojnë rrugën e integrimit për këtë do të angazhohem edhe në këtë konferencë “, u shpreh kryetari Rafuna./Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...