Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karagjiqin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit.
Ish-kreu serb boshnjak Radovan Karagjiq kishte apeluar kundër dënimit të tij prej 40 vjet burgim, të cilin e mori në vitin 2016 për krime lufte dhe gjenocid.
Gjykimi i tij ishte një nder gjykimet e profileve të larta nga seritë e luftërave në vitet 1990, të cilat panë rënien e përgjakshme të ish-Jugosllavisë dhe vdekjen e të paktën 100,000 boshnjakëve.
Karaxhiq, 73 vjeç, u dënua për masakrën e Srebrenicës në korrik të 1995’ës ku u vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem muslimanë nga forcat serbe boshnjake.
Ai u gjet gjithashtu fajtor për udhëheqjen e një fushate spastrimi etnik që zhvendosi kroatët dhe muslimanët nga zonat e Bosnjës të pretenduara nga serbët.
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!