Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të vendit ka përfunduar pa ndonjë problem.
Ai, në një konferencë për medie, ka thënë se procesi ka përfunduar me kohë në të gjitha qendrat e votimit.
“Anëtarët e KQZ-ës tani janë duke e bërë numërimin e të gjitha votave, besoj që rezultatet preliminare do të publikohen pas orës 20:00”, tha Radoniqi.
Radonqiqi ka njoftuar edhe për numrin e votuesve në këto qytete, që janë si në vijim.
“Në Leposaviq kemi 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78%, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92%, si dhe në Mitrovicën e veriut kemi 837 votues apo 4.62%”, u shpreh ai./eo
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...