Pjesëmarrja gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve dhe ndryshimet ligjore në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ishin temë e tryezës së organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se gjatë procesit të reformës zgjedhore, KQZ-ja ka dhënë kontribut duke prezantuar rreth 50 rekomandime që përfshijnë aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.
Radoniqi foli edhe për përfaqësimin gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve, siç janë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve, të cilat sipas ligjit përbëhen nga përfaqësues të subjkteve politike.
“Konsideroj se përfaqësimi i barabartë gjinor do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së të gjithëve në procesin zgjedhor”, theksoi Radoniqi.
Sipas tij, nuk ka detyrime të veçanta përmes së cilave specifikohet përfaqësimi i barabartë gjinor në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve dhe se nuk ka as ndonjë kuotë minimale që e rregullon këtë përfaqësim, siç është kuota 30% kur bëhet fjalë për kandidimin në Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe për Kuvende Komunale.
“Ajo që mund të themi është se përfaqësimi i grave në Këshillat e Vendvotimeve është më i mirë, në krahasim me Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Sa i përket përbërjes së Këshillave të Vendvotimeve, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të muajit shkurt 2021 vetëm 30.51% e anëtarëve kanë qenë gra, ndërsa në Zgjedhjet Lokale të tetorit 2021 është shënuar një rritje e lehtë e përqindjes së grave pjesëmarrëse në këto këshilla, pra 30.96%. Pavarësisht kësaj ecurie në rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së grave në Këshillat e Vendvotimeve, të dhënat e përgjithshme tregojnë se jemi larg arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në këto trupa zgjedhore. Prandaj, duhet angazhim më i fuqishëm për të ndryshuar këto shifra”, tha ai.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, u shpreh se KQZ-ja duhet të lavdërohet për përpjekjet për barazinë gjinore. Ai theksoi se parim fundamental i OSBE-së është pjesëmarrja e barabartë për të arritur përfaqësim gjinor, sipas tij, shkalla e papunësisë në Kosovë është më e lartë te gratë se te burrat.
Davenport tha se partitë politike duhet të inkurajohen sepse disa nga to nuk kanë treguar përkushtim për pjesëmarrje në punëtoritë për të diskutuar për këtë çështje./rtk/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...