Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e 68-të, të fundit para zgjedhjeve të Komisionit të Zgjedhjeve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në fillim të mbledhjes ka treguar se komisioni është në përbërje të plotë dhe ka treguar për pikat e rendit të ditës.
Radoniqi gjithashtu ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, pra që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, shkruan arbresh.info
“ Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë Radoniqi.
I pari i KQZ-së foli edhe të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve që të ju përmbahen rregullave dhe ligjit të KQZ-së, në të kundërtën veprimet e kundërligjshme do të sanksionohen sipas Kodit Penal të Kosovës.
“Po ashtu dua të ftojë të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimit që të ju përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore të KQZ-së, në të kundërtën veprimet e kundërligjshme janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, u shpreh Radoniqi.
Ai po ashtu falënderoi të gjitha subjektet politike për fushatën e bërë qe një muaj, dhe që nuk pas asnjë incident gjatë kësaj periudhe dhe i ftoi ato qe edhe gjatë ditës së zgjedhjeve të i respektojnë detyrimet e tyre ligjore.
“Në këtë heshtje zgjedhore, dua të falënderoj edhe subjektet politike për fushatën e zhvilluar gjatë kësaj periudhe një mujore, për të cilën nuk ka pas asnjë incident më të vogël. Roli i subjekteve politike është i madh edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, prandaj ftoj subjektet politike që të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre ligjore edhe gjatë ditës së zgjedhjeve”, tha i pari i KQZ-së.
Fjalimi i tij i plotë:
“ Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Vota juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse përmes votës ju do të zgjedhni përfaqësuesit tuaj, që do të qeverisin në komunën tuaj për katër vitet e ardhshme. Po ashtu dua të ftojë të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimit që të ju përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore të KQZ-së, në të kundërtën veprimet e kundërligjshme janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë heshtje zgjedhore, dua të falënderoj edhe subjektet politike për fushatën e zhvilluar gjatë kësaj periudhe një mujore, për të cilën nuk ka pas asnjë incident më të vogël. Roli i subjekteve politike është i madh edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, prandaj ftoj subjektet politike që të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre ligjore edhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Deri më tani jemi angazhuar maksimalisht që të dielën qytetarët të mund të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Dua të shpreh besimin se përmes angazhimit të përbashkët do të arrihet synimi, që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve. Për fund, ftoj qytetarët që ditën e nesërme të dalin në mënyrë masive në zgjedhje./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...