Radoniqi: 37.88% e qytetarëve votuan në balotazh

19:43 | 14 Nëntor 2021
A. B.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalur në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve në 21 komuna ku edhe është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhje për kryetarë të komunave, ku kanë thënë se deri në orën 19:00, kanë votuar 37.87%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në 21 komuna, raporton arbresh.info

“Procesi i votimit ka përfunduar dhe të gjitha vendvotimet janë mbyllur aktualisht numri i qytetarëve që kanë votuar është 475 mijë apo 37.87% tek 1 mijë e 633 vendvotime”, tha Radoniqi.

“Nuk kemi informacion të tillë, unë jam informuar që të gjitha fletvotimet kanë shkuar në vendin e duhur”, tha tutje ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme