Google ADS

Radojçiq faktohet se ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë, Von Cramon pyet BE-në: Kur do të sanksionohen këta njerëz

15:04 | 26 Shtator 2023
K.B

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq në krye.

Ajo ka pyetur zyrtarët e Bashkimit Evropian , duke etiketuar Joseph Borrell Oliver Varhlelyi dhe Ursula Von Der Leyen se kur Bashkimi Evropian do të sanksionojë këta persona ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”, ka shkruar ajo në platformën X, përcjell Arbresh.info

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar disa pamje ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e grupit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar Sveçla.

Ministri tha se harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë, ku presidenti serb Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë, si dhe shpallja e tre ditëve të zizë në Serbi janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.

“Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan. Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, ka shkruar ministri krahas videos./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sveçla publikon pamje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, shihet Milan Radoiçiq i armatosur dhe me uniformë

Të ngjashme