Krimineli serb, Milan Radoiçiq është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me dyshimin se ka kryer vepra penale me disa persona të panjohur, komplot për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Radoiçiq mohoi kryerjen e veprave penale që i ngarkoheshin gjatë seancës, raporton mediumi serb rts transmeton Arbresh.info.
Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit për procedurë paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.
Lexo edhe:
Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona të panjohur për momentin, të cilët akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Sipas urdhrit të hetimit, Radoiçiq akuzohet se nga muaji janar deri më 24 shtator të këtij viti ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Siç thuhet, armët i janë dorëzuar në territorin e Beogradit, më së shpeshti në rrugën Bubanj Potok – Vërçin, dhe më pas i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyjet.
Lexo edhe:
Radoiçiq akuzohet gjithashtu se si kryetar i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe përgjithësisht të rrezikshëm, më 24 shtator, ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës të Kosovës.
Policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, gjatë ditës së sotme kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit dhe i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nga policia .
Radoiçiq javën e kaluar iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Serbisë dhe i shoqëruar nga avokati në ambientet e MPB-së në cilësinë e qytetarit dha një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës. .
Avokati Goran Petronijeviq paraprakisht lexoi në konferencën për media letrën e Radoiçiqit në të cilën ai thoshte se nuk ka njoftuar askënd, përfshirë autoritetet në Beograd, për ardhjen e tij në veri të Kosovës dhe Metohisë më 24 shtator./Arbresh.info
Lexo edhe:
Nga viti 2018 Arbresh.info kishte raportuar për krimet e terroristit Millan Radojçiqit në veri
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...