Millan Radoiçiq përpos me aktivitete politike është marrë edhe me aktivitete kriminale e biznesore. Së fundmi e pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë ku u vra një polic dhe dy të tjerë u plagosën. “Betimi për Drejtësi” sjell dosjen për çka ndiqet njeriu që është edhe në listën e zezë të Amerikës
Sulmi terrorist në Banjskë
Milan Radoiçiq, dhe grupi i tij dyshohet se kanë kryer veprat penale të terrorizmit. Vetëm, tre të arrestuarit deri më tani Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dyshohen se kanë kryer veprat penale: “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Vepra këto penale të dënushme së paku 10 vjet burgim e deri me burgim të përjetshëm.
Radojiçiq, i ka konfrimuar edhe dyshimet e institucioneve të Kosovës për pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit nga ai në Banjskë.
Përfshirja e Radoiçiqit në vrasjen e Oliver Ivanoviqit sipas PSRK-së
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut dhe nga vrasja e tij e deri më tani kanë kaluar më shumë se 5 vjet.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 dhjetor 2019 kishte ngritur aktakuzë kundër Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara për veprat penale “pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.
Cili ishte Roli i Radoiçiqit në vrasjen e Ivanoviqit?
Më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, ku në mesin e të tjerëve, nën udhëheqjen e Milan Radoiçiq, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të Oliver Ivanoviq.
Sipas aktakuzës, lidhshmëria e bashkëveprimit me veprime konkrete inkriminuese përcaktohet në atë mënyrë që i pandehuri Marko Roshiq, me veturën e tij të llojit “Santa Fe”, ngjyrë e zezë ka përcjellë çdo lëvizje të Ivanoviq, para vrasjes së tij. Prej nga vetura e këtij lloji, të dhënat e së cilës janë gjetur në një letër në rrobat e të ndjerit, parkohet tek restoranti “Grey” që është pronë e të pandehurit Milan Radoiçiq.
Për akuzat e përfshirjes së Milan Radoiçiq në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 14 gusht 2020, kishte lëshuar urdhërarrest. Megjithatë, ky urdhërarrest ishte revokuar më 23 shkurt 2021, në bazë të kërkesës së PSRK-së.
Sanksionimi dhe vendosja në Listën e zezë të SHBA-ve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën në dhjetor 2021 sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.
Sipas, Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.
Në listën e të cilave sanksioneve, i lidhur me Zvonko Vesellinoviqin është edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i dorëhequr i partisë kryesore serbe në Kosovë – Lista Serbe.
Përfshirja e tij në rastin Brezovica
Milan Radoiçiq, që ishte vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht nga prokurori Rasim Maloku, dyshohet se ka ndikuar në dëshmitarë, duke i frikësuar këta të fundit për rastin e ndërtimeve në Brezovicë.
Prokurori Maloku, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” e kishte konfirmuar se Radoiçiq ishte vendosur në “Stop listë” pikërisht për dyshimet e lartcekura.
Mirëpo, edhe përkundër që kishte qenë në kërkim nga Prokuroria e Ferizajit, Radoiçiq, kujtojmë që me 4 shkurt 2022, kishte arritur t’i shmangej policisë së Republikës Kosovës deri sa ishte duke u verifikuar në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...