Radoiçiq hyn në Kosovë, avokati tregon çka foli me të

23:11 | 12 Mars 2021
L G

Ish-prokurori që lëshoi urdhër arrestin për Milan Radoiçiq, thotë se kthimi i tij në Kosovë paraqet rrezik për vendin.

E kishte të pamundur të hynte në territorin e Kosovës, pasi menjëherë do përfundonte nën pranga të policisë.

Por, tani i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mund të endet i lirë për shkak se javën e kaluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës revokoi urdhër-arrestin ndaj tij.

Avokati i Radoiçiq, Zhivojin Jokanoviq, konfirmon një gjë të tillë, teksa tregon për bisedën që pati me klientin e tij javën e kaluar.

Televizioni ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me ardhjen e Milan Radoiçiq në Kosovë, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

As kryetari e anëtarët e Listës Serbe, nuk kanë qenë të qasshëm.

Urdhër-arrestin e tërhoqi prokurori Burim Qerkini, por ai që e pati lëshuar në vitin 2019, ish-prokurori Sylë Hoxha, thotë se ardhja e tij në Kosovë paraqet rrezik për vendin.

Por, a mundët Prokuroria Speciale tash të mos e lejojë të dalë nga Kosova, duke lëshuar një tjetër urdhër-arrest për arrestimin e tij?

Ndryshe, politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë me 16 janar të vitit 2018./T7/

Të ngjashme