Google ADS

Radikalët e Sheshelit kundër referendumit për Kosovën

15:23 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit beson se qytetarët nuk duhet të pranojnë që çështja e Kosovës të shkojë në referendum, sepse, siç thuhet në një deklaratë të kësaj partie “, statusi i krahinës tonë jugore tashmë është përcaktuar nga Kushtetuta e Serbisë”.

Kjo parti potencon se ” strehimi pas referendumit, që gjithnjë e më shpesh po paralajmërohet, është vetëm një farsë”, e cila do të “mbulonte” bindjen e supozuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të mëdha perëndimore, të cilat insistojnë hapur për heqjen dorë të Serbisë nga një pjesë e territorit të saj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme