Radikalët e Sheshelit e bojkotojnë dialogun e Vuçiqit për Kosovën

15:02 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Partia Radikale Serbe (SRS), nuk do të marrë pjesë në dialogun e brendshëm rreth Kosovës.

Vjerica Radeta nënkryetare e partisë që drejtohet nga Vojislav Sheshel statusi është i rregulluar me Kushtetutë dhe bazuar në këtë Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka asgjë për të diskutuar për këtë çështje, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar, as për t`u përcaktuar, por vetëm për të dini se askush nuk mund ta njohë shtetin e rremë të Kosovës, si dhe hyrjen e Kosovës dhe Metohisë në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare,” tha Radeta në një konferencë shtypi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme