Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka hedhur akuza drejt presidentit Aleksander Vuçiq.
Sipas saj, Vuçiq duke lënë Kosovën të formojë Ushtrinë, e ka vulosur edhe Pavarësinë e Kosovës.
Madje, Trajkoviq konsideron se Vuçiq ka bërë marrëveshje dhe ka rënë dakord për formimin e Ushtrisë.
Poashtu, Trajkoviq foli për kërcënimet e Marko Gjuriç se kush hynë në Ushtrinë e Kosovës, do të arrestohet.
“Të gjitha reagimet, si kërcënimet e tilla për arrestim në Kosovë nga Marko Gjuriç janë tragjikomike.”, shkroi ajo në postimine saj në Twitter.
Rada Trajkoviq në të kaluarën ishte deputete në Parlamentin e Kosovës, ku ka qenë e njohur për provokimet e saja.
Kujtojmë faktin se tash e sa ditë në Beograd po mbahen protesta të vazhdueshme ku dhe po kërkohet shkarkimi i Vuçiqit.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...