Nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq, i dyshuar për lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, e ka paditur në Gjykatën e Lartë në Beograd, politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq.
Lajmin e ka bërë publik vetë Trajkoviq, në një postim në profilin saj në Twitter. Sipas saj padia është për dëmtim të nderit dhe reputacionit të Radojiçiqit.
Tutje ajo ka ironizuar me faktin që padia është bërë në Beograd, nga personi që, siç ka thënë, deri vonë ka pretenduar se është subjekt i sistemit të dajretësisë në Kosovë. Radojiçiqin e ka quajtur qytetar të ndershëm.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Trajkoviqit:
“Qytetari i ndershëm”, Milan Radojiçiq, që deri dje ka thënë se është subjekt i sistemit të drejtësisë së Kosovës, e jo të Serbisë, më ka paditur për “lëndim të nderit dhe reputacionit” në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Avokati i tij është Goran Petronijeviq, mbrojtësi i vjetër i ekipit të Kosovës e Metohisë.
Jo kjo nuk është shaka.
P. S. Mbrohem me poligraf.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...