Qyteti i Shkupit nuk ka fonde që të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për ngrohje qendrore

20:50 | 12 Janar 2022
Arditë Shkodra

Qyteti i Shkupit nuk është kompetent dhe as ka fonde që të ndajë një milion euro nga buxheti për të mbuluar shpenzimet e shtuara të qytetarëve për ngrohje qendrore.

Qeveria dje ka ofruar 80% ose 5 milionë euro nga arka e shtetit për kompanitë që furnizojnë me ngrohje që faturat e qytetarëve të mbeten të njëjta.

Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllavevski, thotë se qyteti nuk mund të sigurojë 20 përqindshin e mbetur, siç propozoi Qeveria, respektivisht një milion euro.

“Nuk ka propozim zyrtar dhe nuk mund të kemi përgjigje zyrtare sepse ajo u tha në një konferencë për media. Propozimet zyrtare nuk bëhen ashtu. As ka pasur ndonjëherë dhe as tani nuk ka mundësi ligjore dhe as mjete për t’u ndarë, ne vetëm japim mbështetje për idenë e formuar në konferencë për shtyp për të mbështetur kompaninë private Balkan Enerxhi Grup në furnizimin me ngrohje”, tha Trajko Sllavevski – Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga Balkan Enerxhi nuk dolën me qëndrim nëse do ta pranojnë modelin e ofruar nga Qeveria. Ndryshe, ngrohja qendrore në Shkup është shtrenjtuar për 14% me kërkesë të kompanive që për shkak të çmimit të lartë të gazit thonë se përballen me shpenzime të shtuara./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme