Qyteti i Mitrovicës gjatë ditës së djeshme, për më shumë se 30 orë ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e djegies së një trafoje, raporton inFokus.
Me këtë rast, qytetarët janë shpreh tejet të indinjuar për një situatë të tillë, duke akuzuar KEDS-in për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri, ndërsa pronarët e bizneseve kërcënojnë me mos pagesë të faturave.
“Është turp. Që gati dy ditë mos me qenë në gjendje me rregullu rrymën, kjo s’ka koment. Punëtorët e KEDS-it janë të papërgjegjshëm. Ata ose nuk po dinë ose nuk po duan të punojnë”, ka thënë për KosovaPress, Sanije Pllana, qytetare e Mitrovicës.
Ndërsa, Albert Gashi, pronar i një dyqani në Mitrovicë, thotë I indinjuar se nuk do ta paguaj më rrymën.
“Jam I sigurt kjo nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë. Dy ditë mos me qenë në gjendje me rregullu një rrymë, katastrofë” u shpreh ai.
Në anën tjetër, KEDS-I përmes një komunikate dërguar mediave, ka informuar se punëtorët e kësaj Kompanie janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë e Mitrovicës me rrethinë të kthehet në mbrëmje.
“Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përcuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallacit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kycja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Pos përcuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepcës”, njofton komunikata.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...