Google ADS

Qytetarit nga Kamenica i është zhdukur emri nga listat zgjedhore

14:08 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Një banori të fshatit Strezoc të komunës së Kamenicës i është pamundësuar votimi në zgjedhjet  komunale që po zhvillohen sot.

A.A nga ky fshat ka bërë të ditur për arbresh.info se e ka kërkuar vendvotimin e tij në faqen zyrtare të KQZ-së mirëpo nuk i ka dalë asnjë e dhënë me numrin e tij të identifikimit.

Të njëjtën gjë e ka provuar edhe portali arbresh.info mirëpo në faqen e KQZ-së nuk del asnjë informatë kur jepet numri i tij i letërnjoftimit.

A.A ka shkuar edhe në vendvotimin ku ka votuar në zgjedhjet e kaluara mirëpo i kanë thënë se nuk ekziston emri i tij në listë.

Madje atij i është kërkuar që të largohet nga vendvotimi.

Personi emri i të cilit nuk po gjendet askund në listat zgjedhor ka bërë të ditur se i ka shkruar edhe zyrtarisht KQZ-së për t’i pyetur për këtë mirëpo nuk i është kthyer asnjë përgjigje.

Abresh.info do të mundohet të marrë një sqarim nga KQZ-ja në lidhje me këtë problematikë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme