Qytetari shpreh pakënaqësi për pabarazi në trajtimin e pacientëve

22:05 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Viti 2016 për Albert Krasniqin nga Malisheva, do të mbetet ndër më të rëndët. Babai i tij ishte diagnostikuar me kancer. Thotë se humbi babanë pasi ai nuk u trajtua siç duhet në onkologjinë e QKUK’së, meqë derisa në shiringa e kanella u detyruan t’i sigurojnë vetë.

Pasi nuk kishte mundësi financiare për ta dërguar jashtë vendit kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse, por nuk u përkrah kurrë.

Është tejet i irrituar kur dëgjon se liderët politikë pa problem marrin mbështetje financiare.

Krasniqi thotë se qytetarët e dinë mirë se njerëzit e politikës nuk hezitojnë të miratojnë ligje në favor të vetin e aq më pak të ndajnë mjete kur trajtohen jashtë vendit.

Por, në QKUK thonë se Onkologjia është shembull dhe ofrimit të shërbimeve sa i përket këtij institucioni shëndetësor, raporton KTV.

Ndërkaq sa i përket mostrajtimit të figurave politike, drejtori i SSHKUK’së, Basri Sejdiu, thotë se është për keqardhje një praktikë e tillë, derisa shton se janë duke punuar në kthimin e besimit te ky institucion.

Zgjedhja e spitaleve private e jo atyre publike për shërim nga ana e personave politikë ngjalli reagime të shumta në publik.

Rasti i fundit ishte ish-kryeministri Mustafa, i cili pas trajtimit në një spital privat, u nis drejt Gjermanisë, ndërkohë që në QKUK nuk u trajtua fare.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme