Google ADS

Qytetari paguan produktin më shtrenjtë sesa çmimi që ishte në raftin e marketit “Viva Fresh Store”

23:14 | 11 Mars 2024
E.G

Mashtrimet me çmime të produkteve nuk janë një gjë e rrallë në marketet kosovare.

Një rast i mashtrimit të tillë ka ndodhur edhe në Shtime në marketin “Viva Fresh Store” ku një qytetar ka paguar produktin më shtrenjtë se sa çmimi që e kishte produkti në raft, shkruan Arbresh.info.

Në fotografinë e dërguar në adresën e portalit Arbresh.info shihet mospërputhja e çmimeve nga rafti me atë në kuponin fiskal.

Produkti me çmim 4.88 euro është shitur me çmim 5.21 euro.

“Si vjedhin viva fresh qytetarët në çmim”, ka shkruar qytetari./Arbresh.info/

Të ngjashme