Google ADS

Qytetari nga Vushtrria zihet në flagrancë duke vjedhur rrymën, KEDS: Do t’i kthej 18 mijë euro për humbjet dhe bakshish ballafaqimin në gjykatë

11:23 | 19 Janar 2024
K.B

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se një konsumator nga Vushtrria është zënë duke vjedhur rrymën.

KEDS njofton se ai duhet t’i rikthejë humbjet kompanisë në vlerë prej 18 mijë eurove.

Si dhe do të ballafaqohet në gjykatë për vepër penale.

“Një konsumator ynë u zu nga KEDS-i duke e vjedhur energjinë elektrike në biznesin e tij në Vushtrri. Tash atij i duhet t’ia rikthejë humbjet kompanisë në vlerë prej 18,849.02 euro. Bakshish ballafaqimi me gjykatë për vepër penale, ku mund të dënohet prapë me para ose me burg, pasi vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale dhe dënohet deri në tri vjet burg”, njofton KEDS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme