Përparim Ramuka, qytetar nga Ferizaj, ka protestuar i vetëm kundër ngritjes së çmimeve të disa prej produkteve bazë ditëve të fundit.
Protestën e mbajti para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa tha se arsyeja përse ka dalë i vetëm, është se nuk ka parë interesim nga qytetarët që të protestohet për ngritjen e çmimeve.
Ai për Ekonomia Online, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kundër rritjes së çmimeve.
“Sot kam dalë me protestu kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të ndryshme ushqimore. Kjo protestë është protestë paqësore e cila për mua është shumë me vend për arsye që çdo qytetar i Kosovës duhet të protestojë për ngritje të çmimeve. Unë kam dal për arsye se këto çmime ndikojnë në ekonominë familjare timen po ashtu edhe të qytetarëve tjerë. Po e kam një grup me 170 anëtarë, i kam ftuar por nuk iu është përgjigjur askush. Unë do të protestojë që nga sot deri të dielën nga ora 12:00 deri në ora 15:00”, ka thënë Ramuka, derisa tha se duhet t’iu tregohet Qeverisë që ngritja është e dëmshme për qytetarët.
“Në mëngjes erdha afër orës 10:00. Një polic mu drejtua se do të më arrestoj nëse bërtas ose diçka tjetër, por unë nuk do të ndalem së protestuari, për arsye që protesta është e drejtë e imja themelore”, u shpreh ai.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...