Qytetari gjen kuletën me 1030 euro dhe e dorëzon në polici

14:07 | 29 Dhjetor 2023
R J

Sot me datën 29.12.2023, rreth orës 12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor të Vitisë dy qytetarë, dhe deklarojnë se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro  si dhe dokumente personale.

Policia ndërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin.

Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer Portofolin.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme