Qytetari e gjen një portofol me 470 euro në të, policia ia kthen pronarit

18:07 | 29 Mars 2023
K.B

Policia e Kosovës, stacioni në Kllokot ka bërë të ditur se një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur afër një qendre tregtare.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në portofol kishte një shumë parash prej 470 euro dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme