Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur me mbi 220 euro

12:30 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Një qytetarë ka dorëzuar në polici një portofol të cilin e kishte gjetur në një qendër tregtare në Prizren.

Në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollar amerikan dhe pesë funta angleze, përcjell Arbresh.info.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme