Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijshëm qysh nga mesdita – të premten. Problemi nuk është sanuar as pas orëve të tëra të kaluara me mungesë uji.
Arsye e mungesës së ujit nuk janë problemet e ujësjellësit, por problemet e KEK-ut me rrymë, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal Mitrovica, Niman Baliu.
Sipas Baliut, mungesa e rrymës pamundëson edhe furnizimin me ujë të pijshëm, porse problemet e tanishme janë brenda kompetencave të KEK-ut dhe pritet që ata t’i sanojnë këto probleme.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe zëdhënësin e KEK-ut, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve