Qytetarët tregojnë se sa shpesh e pastrojnë maskën

10:02 | 18 Tetor 2020
L G

Përdorimi i maskave në Kosovë rekomandohet në mjediset publike ku njerëzit janë afër njëri-tjetrit ose aty ku nuk mund të mbahet distanca fizike, në mjediset e mbyllura publike, në hapësirat e jashtme ku ka grumbullim njerëzish për grupet e rrezikuara të njerëzve dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese, në zonat ku ka përhapje të madhe të COVID-19 në komunitet.

Por, shkencëtarët kanë ngritur shqetësimet në lidhje me higjienën e maskës dhe sa shpesh duhet të ndërrohet.

Ekspertët besojnë se keqpërdorimi i maskës mund të vë në rrezik, aq sa edhe mos mbajtja e tyre. Nëse maskat nuk ndryshohet, ose nuk pastrohet shpesh, ato mund të bëhen burim i ndotjes së tyre.

Një studim i fundit ka gjetur se një numër i madh i njerëzve nuk janë të kujdesshëm me higjienën e maskës.

Mesatarisht, njerëzit kalojnë nëntë ditë pa e pastruar maskën dhe pothuajse 11% e tyre pranuar se kishin më shumë se dy javë pa e larë atë.

Sondazhi i kryer në më shumë se 1 mijë njerëz, zbuloi se 25% e familjarëve kanë përdorur një maskë, pavarësisht këshillave mjekësore që kërkohet kujdes me to.

Duke parë këtë studim, portali arbresh.info ka intervistuar disa qytetarë në lidhje me higjienën e maskës që ata e bartin.

Qeveria e Kosovës ka paraparë skenarë edhe për rastet kur mund të lejohet heqja e maskës, dhe rastet kur nuk është e nevojshme të bartet maska. Ky vendim vie, disa muaj pasi maska ishte bërë obligative në secilin ambient gjatë pandemisë./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme